Maqedoni

Oda ekonomike: Qeveria t’i merr parasysh nevojat e biznesit

30.03.2023 16:42

Lidhja e Odave ekonomike thekson nevojën urgjente për t’iu përkushtuar eksportit dhe adresoi se Qeveria...

Lidhja e Odave ekonomike thekson nevojën urgjente për t’iu përkushtuar eksportit dhe adresoi se Qeveria nuk i merr parasysh nevojat e sektorit të biznesit dhe i ngarkon kompanitë me të dhëna shtesë. Kryetari Azeski tha se në ekonominë e tregut qeveria duhet të dijë kompetencat dhe mos të përzihet në ato.  
 
“Tregu ekonomik është që në një periudhë më të gjatë do të sjellësh 10 vendime me të cilat dëshiron të rregullosh diçka, e cila nuk është në kompetencat tua.”, - u shpreh kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Branko Azeski.
 
Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, thotë se qeveria angazhohet për të përmirësuar kushtet e të bërit biznes dhe masat e qeverisë për kufizimin e çmimeve nuk janë të dëmshme për biznesin dhe ndihmojnë qytetarët. 
 
“Nuk jam i sigurt nëse ka të dhëna të reja shtesë për sektorin e biznesit dhe ajo që është sjellë, është si rezultat i bisedimeve me ata. Nëse vlerësoni se vendimin të cilin e propozuam për tatimin solidar, mendoj që kjo është në interes të qytetarëve që t’ju ndihmojmë në tejkalimin e krizës.”, - theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Deri sa sektori i biznesit e pret analizën e tregut të punës, Bytyqi përsëri foli për numra, 115 mijë persona të papunësuar janë të paraqitur në agjencinë për punësim, por në vend që të plotësohen mbi 9.600 vende të lira të punës hendeku po thellohet.
 
Importi i fuqisë nuk është zgjidhje afatgjate, por ekonomia nuk mund të pret. Ai fajin për këtë gjendje e hodhi në qeveritë e kaluara. 
 
LEUNORA KALIQI