Maqedoni

Avokati i popullit prezantoi raportin vjetor për vitin 2022

30.03.2023 17:18

Avokati i popullit ka hartuar raportin vjetor për vitin 2022 dhe të njëjtin...

Avokati i popullit ka hartuar raportin vjetor për vitin 2022 dhe të njëjtin e ka dorëzuar deri tek Kuvendi, në të cilën janë përfshirë të gjitha sferat në respektimin dhe lirive të të drejtave të njeriut.  
 
“Gjatë vitit 2022, Avokati i popullit ka vepruar ndaj 3.482 lëndëve, prej të cilave 3.209 kanë qenë parashtresa të ushtruara brenda vitit, ndërsa 273 kanë qenë lëndë të bartura nga viti paraprak. Avokati i popullit ka hapur procedurë për 2.173 parashtresave. Nga lëndët për të cilën është hapur procedurë Avokati i popullit në 683 raste ka konstatuar shkelje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Numri më i madh i shkeljeve është hetuar tek të drejtat e fëmijëve.”, - deklaroi Avokati i popullit, Naser Ziberi.
 
Avokati i popullit po ashtu ka shprehur zhgënjimin e tij me papërgjegjshmërinë e punës së Kuvendit dhe të Qeverisë.
 
“Para pak ditësh ishte misioni vlerësues i Komisionit evropian dhe tre nga vërejtjet kryesore të Komisionit europian janë këto: pavarësia e plotë e institucionit Avokati i Popullit, përgjegjësia dhe moszbatimi i rekomandimeve nga ana e Qeverisë dhe Institucioneve kompetente dhe papërgjegjësia e Kuvendit në kuptim të plotësimit të obligimeve ligjore. Me kryetarin e Kuvendit jemi ulur, dhe arsyetimet e tija janë mungesa e kuorumit. Por, në çdo mbledhje të Kuvendit ku është diskutuar për raportin, deputetët e opozitës kanë kërkuar prezencën e përfaqësuesve të Qeverisë të cilët asnjëherë nuk kanë qenë. Kjo flet edhe për nivelin e vetëdijes së ekzekutivit në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.”, - theksoi Avokati i popullit, Naser Ziberi.
 
Avokati i popullit thotë se tre çështjet janë brengosëse, gjendja e burgjeve të cilat në çdo aspekt janë jashtë çdo niveli, shkelja e ligjit të disa institucioneve të cilat pa të drejtë bllokojnë xhirollogaritë e qytetarëve, madje marrin të gjithë shumë që kanë në xhirollogaritë e tyre, për shlyerjen e borxhit.
 
Ziberi, po ashtu apeloi të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në marrjen e kredive të shpejta nga shoqëritë e ndryshme financiare, të cilat në praktikë po tregojnë se po fusin qytetarët në borxhe alarmante.
 
FITIM KRYEZIU