Botë

E Djathta ekstreme u largua nga parlamenti austriak gjatë fjalimit të Zelenskit

30.03.2023 18:12

Gjatë fjalimit në dhomën e ulët të Parlamentit të Austrisë, presidenti Zelenski...

Gjatë fjalimit në dhomën e ulët të Parlamentit të Austrisë, presidenti Zelenski falënderoi për ndihmën humanitare. Për shkak të neutralitetit të saj, Austria nuk është përfshirë më shumë në konflikt, kështu që pavarësisht se ofron mbështetje politike, ajo ende nuk është në gjendje t'i dërgojë armë ushtrisë ukrainase.
 
“Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ukrainasit. Ky ishte një gjest shumë i rëndësishëm mbështetjeje kur kancelari juaj z. Negwmmer dhe Qeveria federale e Austrisë ofroi një ndihmë të tillë. Ne në Ukrainë vlerësojmë çdo jetë. Ka miniera në 174.000 kilometra katrorë të territorit të Ukrainës. Këto janë raketa të pashpërthyera. Zonat e prekura janë dy herë më të mëdha se Austria. Mbështetja e popullit tonë tani do të thotë të kuptojmë se sa e rëndësishme është të mos mbetemi moralisht neutral ndaj së keqes.", - deklaroi president ukrainas, Volodymyr Zelensky.
 
Përfaqësuesit nga radhët e Partisë së Lirisë pro-ruse të së djathtës ekstreme, u larguan nga Dhoma e Ulët e Parlamentit gjatë fjalimit të Zelenskit. Ata theksuan se është një akt proteste, sepse cenohet neutraliteti i Austrisë.
 
Rusia arrestoi gazetarin e “Wall Street Journal” me akuza për spiunazh. Ai dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar.
 
“Sigurisht që ne i ndjekim çdo ditë mediat, ndaj jemi në rrjedha me njoftimet e tij. Ata që kryejnë veprimtari normale gazetareske dhe kanë një akreditim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse do të vazhdojnë të punojnë.”, - theksoi zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
 
Nëse akuzohet për spiunazh, gazetari mund të dënohet me 20 vjet burg. Ndërkohë, ushtria ukrainase vazhdon të mbajë pozicione në frontin lindor rreth Bakhmud, ku zmbrapsi 28 sulme armike. Zelensky tha se nëse Bakhmud bie, Kievi do të duhet të bëjë një kompromis me Moskën.
 
FITORE DEMOLLI