Maqedoni
Mbledhje e BDI – së, Ahmeti takon degën e Sarajit
30.03.2023 18:30
Në Reciç të vogël, kreu i integristëve Ali Ahmeti, ka thirrur takim degën e Sarajit...

Në Reciç të vogël, kreu i integristëve Ali Ahmeti, ka thirrur takim degën e Sarajit ku te pranishëm ishin ish-ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, funksionar të kësaj dege dhe deputeti aktual, Arben Zeqiri, por nuk ishte i pranishëm kryetari i Sarajit Blerim Bexheti, që ndryshe njihet edhe si përkrahës i “Grupit të zjarrit”.
Zeqiri tha se ftesë kanë pasur të gjithë anëtarët e degës se BDI- së në Saraj dhe është vendim personale i tyre. I pyetur se a ka përçarje dega e Sarajit, Zeqiri tha se ka mendim ndryshe, por jo përçarje dhe anëtarët e kësaj dege do të kenë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ri një anëtar një votë.
“Në këtë mbledhje u diskutua për zgjedhjen brenda partiake të BDI-së. Ashtu siç e dini në 11 degë të BDI-së kemi kryetar të degëve dhe ky proces pritet të vazhdon edhe në 25-26 degë. Çdo anëtar i BDI-së ka status se kush mund të kandidon për kryetar dege dhe secili nga anëtarët ka të drejtë kandidimi. Nuk është e përçarë dega e Sarajit, por ka mendime ndryshe, ashtu edhe siç jeni të njoftuar disa kohë me parë. Ka pasur ftesë për secilin anëtar të degës dhe ajo se kush ka marrë pjesë dhe kush nuk ka marrë pjesë është vendim personal. Unë kam komunikim me çdo anëtar të degës së Sarajit.”, - deklaroi deputeti i BDI-së, Arben Zeqiri.
