Botë

Protestë në Çeki kundër rritjes së moshës së pensionit

30.03.2023 18:47

Sindikatat çeke dhe partitë opozitare kanë protestuar kundër një propozimi të qeverisë...

Sindikatat çeke dhe partitë opozitare kanë protestuar kundër një propozimi të qeverisë për të rritur moshën e pensionit me katër vjet, nga 64 në 68. Si shenjë kundërshtimi ndaj këtij plani, 2.000 protestues u mblodhën sot para zyrave të qeverisë në Pragë.
 
"Ne definitivisht nuk jemi dakord dhe do të përpiqemi të mbrohemi nga kjo.", - u shpreh kreu i grupit sindikal “KOVO” (organizator), Roman Durko.
 
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale bëri të ditur se në tryezën e negociatave mbetet rritja e moshës së pensionit. Qeveria ende nuk ka finalizuar një plan të reformës së pensioneve, për të cilin thotë se është i nevojshëm për të mbajtur sistemin të qëndrueshëm.
 
Në demonstratë morën pjesë liderët e partive opozitare, parlamentare dhe jashtëparlamentare, përfshirë ish-kryeministrin dhe miliarderin, Andrej Babis, Partinë për Demokracinë Direkte kundër emigrantëve dhe Partinë Komuniste të së majtës ekstreme.
 
Babis, një ish-kryeministër, u bëri thirrje sindikatave të organizojnë protesta në shkallë të gjerë, duke u zotuar për mbështetjen e tij. Një plan i miratuar së fundmi në Francë për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç ka ndezur protesta masive të vazhdueshme në të gjithë vendin.
 
FITORE DEMOLLI