Botë
Rusia vend evropian me numër më të madh të të burgosurve
11.02.2015 13:04
Në Evropë ka më së paku të burgosur në vitin 2013 në krahasim me vitin e mëparshëm theksohet në Këshillin e Evropës...

Në Evropë ka më së paku të burgosur në vitin 2013 në krahasim me vitin e mëparshëm theksohet në Këshillin e Evropës të publikuar sot dhe shton se në Rusi ka më së shumti të burgosur.
Pas grilave janë 1.679 milionë njerëz në shtator t vitit 2013 në krahasim me 1.735 milionë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, lajmëroi DPA. Numri më i madh i të burgosurve vuajnë dënimin për shkak të kontrabandës me drogë.
Gjithsej 475 njerëz janë në burg në 100.000 banorë në Rusi, shumë më tepër se sa mesatarja e pjesës tjetër të Evropës - 138.9.
Në Ukrainë dhe Lituani ka gjithashtu përqindje të madhe - 324.2 respektivisht 323.7 të burgosur në 100 mijë banorë.
Numër më të vogël të të burgosurve ka në San Marino - 6.4 në 100.000 pastaj vjen Lihtenshtajni - 24.4., Islanda 47.2 dhe Finlanda me 57.6.
Në vitin 2012, viti i fundit për të cilën ka të dhëna, për çdo të burgosur janë harxhuar dy euro në ditë në Rusi deri në 317 euro në ditë në Suedi.
Rritje më të madhe të numrit të të burgosurve ka në Turqi - 12 për qind në periudhën prej vitit 2012-2013. Në Turqi ka edhe numër të madh të personave për të cilët ende nuk është marrë vendimi përfundimtar./mia
