Botë

Protesta në Francë, reforma e pensioneve revolton francezët

31.03.2023 13:45

Sërish Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit...

Me mijëra vetë dolën për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe dy  makinave të policisë në rrugë, si  mënyrë për të nxitur tensionet dhe revoltën e tyre.
 
Forcat zjarrfikëse, bashkë me forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të ndarë protestuesit, por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, dy  persona janë në koma.
 
Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për në 6 prill, ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.