Maqedoni
Kovaçevski në vizitë zyrtare në Beograd, paralajmërohet bashkëpunim intensiv ekonomik
31.03.2023 14:03
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Beograd, në suaza të vizitës zyrtare në Serbi...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Beograd, në suaza të vizitës zyrtare në Serbi, realizoi takim me presidentin e vendit Aleksandar Vuçiq dhe me kryetarin e Kuvendit popullor, Vlladimir Orliq. Parashihen të nënshkruhen edhe memorandume për bashkëpunim në suaza të nismës Ballkani i Hapur.
Do të nënshkruhen memorandume për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, për masat e përmirësimit të qarkullimit të personave dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror, memorandum për mirëkuptim, si dhe vendosje të sistemit elektronik për pagesë rrugore dhe memorandum për bashkëpunim në miniera dhe energjetikë.
