Maqedoni

Reagime për rritjen e pagës së funksionarëve, Pendarovski: Në kohë krize, kjo nuk arsyetohet

31.03.2023 14:20

Reagime të shumta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e neneve nga Ligji...

Reagime të shumta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e neneve nga Ligji për Pagat dhe Kompensimet e Zyrtarëve. Kjo bëri të mundur rritjen e pagave të tyre për 78 për qind. Vendimi përfshin edhe pagat e gjyqtarëve kushtetues, kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të gjithë zyrtarëve publikë.
 
Kreu i shtetit Pendarovski i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë zgjidhje ligjore që do ta rregullonte këtë çështje me uljen e pikëve. “Mendoj se është e papëlqyeshme rritja e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit në kohë krize ekonomike”, thotë presidenti Pendarovski. 
 
Ka reaguar edhe Sindikata e Punonjësve të Sektorit Publik. Ata ankohen se  me muaj protestojnë për rritje prej 2.000 denarësh, përderisa  zyrtarët i kanë rritur pagat për 80% brenda natës. Sipas tyre kjo është e patolerueshme.