Maqedoni

Vrasje në Kapishtec të Shkupit, vritet një 46 vjeçar nga Haraçina

31.03.2023 14:37

Të shtënat dhe vrasje në Kapishtec të Shkupit, kanë ndodhur pas një shtyerje mes dy lojtarëve në një kazino...

Të shtënat dhe vrasje në Kapishtec të Shkupit, kanë ndodhur pas një shtyerje mes dy lojtarëve në një kazino, që ndodhej pranë stacionit të autobusëve.
 
Sipas informacioneve, nuk bëhet fjalë për vrasje të planifikuar. Dy lojtarët ishin ulur së bashku në kazino duke luajtur në automat, kur papritmas  ngriten  në këmbë dhe  shtyhen me  njëri-tjetrin. 
 
Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në fytyrë personin nga Haraçina, i cili pas kësaj ka ndërruar jetë.
 
Vrasësi më pas ka dalë nga ndërtesa dhe është larguar me vrap, por nga policia thonë se dihet identiteti i tij. Për rastin është paralajmëruar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.