Maqedoni
Rasti “Titanik 2", Mijallkov shpëton nga akuza, vjetërsohet lënda, Lloga reagon për rastin “Titanik 2”
31.03.2023 14:54
Gjykata e Apelit të Shkupit e shtyu seancën publike për “Titanik 2”...

Gjykata e Apelit të Shkupit e shtyu seancën publike për “Titanik 2” për 13 prill për shkak të dërgimit të parregullt të ftesave.
Deri atëherë vjetrohet vepra e të akuzuarit, Mijalkov, për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Por, kundër këtij vendimi ka reaguar ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.
“Më vjen keq që u lejua të vjetërsohet “Titanik 2” edhe atë për të njëjtin të pandehur. Pavarësisht zotimit tim për të mos ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t'u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta. Raste të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, por përkundrazi, me dëmet që do të shkaktojnë edhe më shumë do të cenojnë besimin e qytetarëve në të gjithë sistemin.”, thuhet në reagimin e ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga.
