Maqedoni
Joveski : Prokuroria dëgjon dëshmitarët për Janën, pritet rezultati i obduksionit
31.03.2023 15:11
Prokuroria e Manastirit ofron prova për rastin e vdekjes së gjashtëvjeçares Jana Hristova...

Prokuroria e Manastirit ofron prova për rastin e vdekjes së gjashtëvjeçares Jana Hristova, e cila ndërroi jetë të mërkurën e kaluar në spitalin e Manastirit, me simptoma që sipas prindërve të saj i ngjanin gripit. Prokurori publik, Lubomir Joveski, tha se prokuroria ende nuk i ka siguruar rezultatet nga obduksioni.
“Prokurori publik i Prokurorisë në Manastir, po ndërmerr masat e duhura dhe siguron dëshmi në lidhje me vdekjen e Janës. Ende protokolli nga obduksioni i kryer nuk i është dorëzuar Prokurorisë. Njëkohësisht ne punojmë edhe për sigurimin e dëshmive të tjera, janë dëgjuar edhe deklaratat e shumë personave për të cilët prokuroria konsideron se janë të rëndësishëm për zbardhjen e këtij rasti.”, - deklaroi prokurori publik, Lubomir Joveski.
