Maqedoni
ARM-ja ia kthen helikopterët MI-24 Ukrainës, një e treta e buxhetit për modernizim të ARM-së
31.03.2023 15:47
Helikopterët MI-24, të prodhimit rus, të cilët vendi i bleu në vitin 2001...

Helikopterët MI-24, të prodhimit rus, të cilët vendi i bleu në vitin 2001 dhe u përdorën gjatë luftës së këtij viti në vend do të fluturojë si donacion në Ukrainë.
Nga Ministria e Mbrojtjes thotë se për helikopterët MI-24 tetë vjet më parë, burimet (resurset) janë harxhuar, domethënë nuk janë përdorur për shkak të mungesës së pjesëve të rezervë dhe se Ukraina ka kapacitet për t'i vënë në funksion dhe t'i përdorë ato për nevojat e ushtrisë ukrainase.
“Vendosëm të jemi efikas dhe pragmatik, të dhurojmë përgatitjen e cila në përputhshmëri me transformacionin dhe formacionin nuk na nevojitet. Po që se do e linim atë për një periudhë, do të duhej të paguanim për asgjësimin e saj. E dhuruam atje ku është më se e nevojshme në mbrojte të vendit që është sulmuar.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Absolutisht me asgjë dhe asnjëherë nuk është dëmtuar gatishmëria luftarake e ushtrisë sonë, në fakt ne kemi hequr qafe armatimet dhe pajisjet lindore të vjetra, jo premtuese dhe jofunksionale. Nga ana tjetër po modernizojmë ushtrinë, duke përmirësuar ndjeshëm gatishmërinë luftarake dhe ndërveprueshmërinë me aleatët tanë të NATO-s, ku tani jemi anëtarë të barabartë në aleancë.", - theksoi gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.
Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të rinovohet me tetë helikopterë të rinj që do të jenë pjesë e platformës perëndimore, si dhe automjete të blinduara të tipit JLTV “Oshkosh”, “Stryker”, si dhe sistemin francez të mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët, “MISTRAL 3”. Kjo është parashikuar me planin zhvillimor për periudhën 2019-2030.
“Një e treta e buxhetit të mbrojtjes, i cili këtë vit kap shifrën rekord prej 275 milionë euro, i është dedikuar modernizmit. Jemi në fazën përfundimtare të analizës së blerjes së 8 helikopterëve multifunksionalë, për të cilët kanë arritur 5 oferta nga vende të ndryshme. Synimi ynë është që të gjitha këto prokurime të kryhen sipas parimit të kontratës Qeveri me Qeveri, si garancë se këto kontrata do të jenë transparente pa dyshime mbi çdo bazë, përfshirë edhe dyshimin për korrupsion.”, - u shpreh ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Për sa i përket modernizimit të ushtrisë, për periudhën 2019-2032 paraprakisht ishin parashikuar rreth 600 milionë euro, ndërsa tani për shkak të rritjes së çmimeve në industrinë ushtarake, llogaritjet janë rreth 900 milionë euro, por edhe kjo nuk është e sigurt, derisa të lidhen kontratat, u tha në takimin me gazetarë.
SAFET ADEMI
