Maqedoni

Një trembëdhjetëvjeçar ia ka drejtuar pistoletën në kokë një nxënësi

11.02.2015 13:06

Një djalosh trembëdhjetëvjeçar ia ka drejtuar pistoletën në kokë një nxënësit dhjetëvjeçar...

Një djalosh trembëdhjetëvjeçar ia ka drejtuar pistoletën në kokë një nxënësit dhjetëvjeçar në oborrin e SHF "Goce Dellçev" në Tetovë, kumtoi MPB.
 
K.Z. (37) nga f.Poroj dje në  policinë e Tetovës paraqiti se më 09.02.2015, rreth orës 18:00 kur djali i tij 10-vjeçar ka dalë në oborrin e shkollës, iu është afruar nxënësi 13-vjeçar nga shkolla e njejtë, i cili ka qenë së bashku me disa nxënës të tjerë, me ç'rast nga xhepi ka nxjerrë dhe ia ka drejtuarpistoletën në kokë dhe me tytë e ka goditur në fytyrë dhe është larguar.
 
Nxënësi trembëdhjetëvjeçar është thirrur në bisedë në polici, në prani të prindit dhe me atë rast i është marrë pistoleta "Zbroevka" i kalibrit 7,65 milimetra, karikatori i zbarët dhe paketimi me 25 plumba të të njejtit kalibër.
 
Gjithashtu, në stacionin policor është thirrur edhe një nxënëse 12-vjeçare nga një shkollë tjetër. Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren aktivitete për ndriçimin e të gjitha rrethanave rreth asaj se e kujt është pistoleta dhe si ka përfunuar tek i mituri 13-vjçar./mia