Maqedoni

Sindikata e pavarur e punëtorëve në NTP-Shkup, padi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve

31.03.2023 17:36

Sindikata e pavarur e punëtorëve në ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup...

Sindikata e pavarur e punëtorëve në ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup, kanë dorëzuar padi penale në Prokurorinë Publike kundër kësaj ndërmarrjeje dhe personit zyrtarë të kësaj ndërmarrje, për shkelje të pretenduara nga ky institucion, ndaj të punësuarve.
 
Pretendohet se një kohë të gjatë janë vërejtur shkelje të të drejtave të punonjësve në NTP, siç janë mospagesa e mjeteve për ushqim, nuk kanë paguar pjesën shtesë të pagës të cilat sigurohet si aktivitet jashtë orarit të punës dhe nuk ka respektuar të drejtën e pauzave dhe pushimeve.  
 
“NTP si punëdhënës me vetëdije dhe me qëllim nuk ka përmbushë obligimet për pagesë të detyrimeve, të cilat janë për ushqim, pagesë jashtë orarit të punës dhe nuk ka respektuar të drejtat e punonjësve për pauza dhe pushime, kjo shkelje është në një interval kohor më të gjatë dhe këto shkelje janë kryer ndaj një numri të madh të punonjësve.”, - deklaroi kryetarja e Sindikatës, Elizabeta Toshevska. 
 
“Është shkelur e drejta për shëndet gjatë punës, respektivisht është sjellë në pikëpyetje siguria e komunikacionit dhe shëndeti i vozitësve, sepse ato nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë pauzë, pra vozisin nga 6, 7 apo edhe 8 orë pa bërë aspak pauzë. Kurse, në bazë të ligjit, ajo e drejtë është e dhënë ku thotë se mund të punojnë edhe më pak se 6 orë, por duhet të shfrytëzojnë pauzë nga 15 minuta.”, - theksoi kryetari i Sindikatës “Spajs Maqedoni”, Marjan Popovski. 
 
Edhe Toshevska edhe Popovski u bënë thirrje të gjithë punonjësve të mos kenë frikë dhe t’i lajmërojnë të gjitha shkeljet të cilat u bëhen.
   
FITIM KRYEZIU