Maqedoni

Juristët e rinj, kallëzime për shkeljen e të drejtave të pacientëve

31.03.2023 18:40

Trajtim mjekësor i pakujdesshëm, mosdhënia e ndihmës mjekësore...

Trajtim mjekësor i pakujdesshëm, mosdhënia e ndihmës mjekësore, neglizhenca e personelit mjekësor, vdekje e pacientit për shkak të reaksionit alergjik, lëshime serioze në repartin e gjinekologjisë dhe infektologjisë, janë ankesat e parashtruara në Komitetin e Helsinkit të përmbledhura në 4 kallëzime, të përgatitura nga juristët e rinj.
 
Gabime dhe lëshime në trajtimin e pacientëve ka edhe në institucionet shëndetësore publike edhe private, thonë nga shoqata e juristëve të rinj që bashkë me komitetin e Helsinkit kanë kërkuar bazë ligjore për paraqitjen e ankesave. 
 
“Pacientët u ankuan për shkeljen e të drejtave dhe të drejtave të njeriut në fushën e kujdesit shëndetësor, mos aplikimin e mjeteve dhe metodave të duhura të trajtimit, si dhe për mos aplikimin e masave të duhura higjienike. Kanë paraqitur parashtresa deri te oda e mjekëve, Ministrinë e Shëndetësisë, te avokati i popullit dhe te komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga  korrupsioni.”, - deklaroi avokatja në Shoqatën e juristëve të rinj, Vesna Dishlioska.
 
Përveç trajtimit gjatë pandemisë Covid, një numër i madh raportimesh nga qytetarët i referohen periudhës para pandemisë me Covid-19.
 
“Këtu do të potencoj, edhe më parë jemi përballur me problem që Covid-19, si mungesa e punonjësve shëndetësorë, emigrimi i  7-8 viteve të fundit, centralizimi i sistemit shëndetësor, 80 për qind e pacientëve e kërkojnë mbrojtjen shëndetësore në kryeqytet.”, - theksoi themeluesi i Klubit të mjekëve të rinj, Nikolla Brzanov.
 
Qytetarët paraqitën rreth 150 ankesa në Komitetin e Helsinkit për shkelje të të drejtave të tyre për kujdes shëndetësor.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI