Maqedoni
Parashikimi i motit
01.04.2023 11:24
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme....

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, në orët e mbrëmjes kemi shtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu të pakta deri në mesatare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndimor dhe shpejtësi mbi 70 km/h.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me diell. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor.
