Botë

Donjeck, sulmohet stacioni i autobusëve, 2 të vdekur

11.02.2015 14:14

Dy persona janë vrarë vetëm sot në mëngjes, kur një predhë goditi stacionin e autobusëve në Donjeck...

Trupi i njeriut të vdekur është parë pas timonit të një minibusi, ndërsa një automjet tjetër pranë tij është djegur.
 
Shërbimet emergjente në vend të ngjarjes thanë se një person tjetër ka vdekur në spital pas sulmit dhe se dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.
 
"Isha duke shkuar në punë. Autobusi me të cilin udhëtoj niset në orën 7:35. Rreth orës 7:15 u hodh predha e parë, e cila nuk u dje se nga cila anë erdhi. Gjuajtjet e para ishin në drejtim të burgut. Pashë vetëm tym. Ata gjuajtën diku në afërsi të zyrës së koordinatorit të komunikacionit. Unë  u fsheha. Hyra në një dyqan dhe dëgjova një nga predhat që goditi këtë kënd. Çka ndodhi pas kësaj ju mund të shihni me sytë tuaj”- deklaroi dëshmitarja, Alexei Karpenko.
 
Zyrtarët evropianë thonë se është e vështirë të imagjinohet dakordësimi i rebelëve për të ndalur luftimet dhe për t’u kthyer në pozicionet e mëhershme të tyre, pas disa javësh gjatë të cilave ata kanë avancuar në mënyrë të pandërprerë. 
 
Një burim rus i cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve, “RIA Novosti”, bëri të ditur se nuk ka asnjë plan për të nënshkruar ndonjë dokument për të zgjidhur konfliktin në bisedimet e paqes, por i vetmi subjekt i diskutimeve do të jetë krijimi i një zone të çmilitarizuar.
 
Konflikti në Ukrainë, i filluar në prill të vitit të kaluar, deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë e 350 njerëzve. 
 
LEUNORA KALIQI