Maqedoni

Panairi i mobiljeve në Shkup, shumë oferta me çmime më të lira

01.04.2023 13:16

Pas 4 viteve organizohet panairi i mobiljeve në Shkup në hapsirën e sallës Boris Trajkovski...

Pas 4 viteve organizohet panairi i mobiljeve në Shkup në hapsirën e sallës Boris Trajkovski ndryshe nga ku ka ndodhur viteve të kaluara. Ky panair i mobiljeve është i 45 me rradhë në vendin tonë duke iu mundesuar qytetareve oferta të shumta në një vend të caktuar duke mos perjashtuar dhe çmimet më të lira. Organizatorja e panairit thotë se qellimi kryesor është ti dilet në ndihmë këtij sektori pas një sër krizash të cilat e kanë goditur. 
 
“Panairi i mobiljeve nuk është mbajtur tanimë 4 vite që nga restreksionet e pandemisë. Është panairi i 45 në vend dhe kemi të kyqyr 40 kompani dhe oferta ështe e kënaqshme për qytetarët.  Kriza ka goditur gjith sektoret dhe tani besoj që është dhënë mundesia që ky panair të mbahet dhe qytetarët në një vend të  mund të shofin oferta të shumta dhe pse jo më të lira. Në këtë panair ka shumë kompani pjesmarrese të cilat janë kompani prodhuese por që nuk përjashtohen dhe tregtarët që ofrojnë produkte të huaja. Ky panair besojmë që prodhuesve dhe tregtarëve tu ndihmohet që të arrijnë deri tek konsumatori marrë parasysh se frekuenca e njerëzve në panair është më e lartë.”, tha Sanja Kondarko, drejtor operativ në proektin panairi mobiljeve.
 
Qytetarët thonë se ndryshe nga vitet e kalaura këtë vit hapsira ku mbahet panairi është e vogel dhe me më pak oferta qe mund ti shohin vizualisht. Sa i perket çmimeve ata thonë se ka oferta për të gjitha kategorit sociale. 
 
“Akoma nuk kemi parë gjithçka por për buxhetin ton mendoj se mund të gjendet diçka më e lirë.”, u shpreh një qytetare.
 
“Çmimet nuk jane shumë të larta por siç po shoh nuk ka shumë zgjidhje.”, tha një qytetar.
 
“Nuk ka zgjidhje çmimet nuk po i shohim pasi që nuk po ka zgjidhje duhet të ketë panaire që të shofim zgjidhje.”, u shpreh një qytetar.
 
“Hapsira është e vogel nuk ka shum gjera për të parë.”, tha një qytetar.
 
Pronarët e kompanive prodhuese të sektorit të mobilierisë i vlersojnë orgnazimet qe i ofrojnë pranë qytetareve. Prodhuesit vendor të kësaj industrie tanime po bejne dhe eksport në vende perëndimore duke iu ofruar produkte tërësisht vendore.
 
“Panairet janë mundësi që klientëve tju tregojmë prodhimet tona. Ky panair është me rëndësi. Kriza e goditi dhe sektorin tonë por tani jemi orientuar në kërkesa specifike të klientëve. Po punojmë dhe për tregje te huaja, dhe janë të kënaqur me prodhimin vendor. Kemi vendosur që targu ynë si kompani të jenë shtresat me të pasura.”, tha Tanja Nikova, pronare.
 
“Jemi në këtë panair që opinioni me i gjër të dijë për prodhimet tona, edhe pse ne realizojmë marketingun tonë në rrjete sociale por është me rendesi që të njoftohen dhe ata që nuk shfrytezojne rrjete sociale. Kemi kërkes konstante të klientëve prodhime të punuara në dorë, ku ky prodhim ka filluar të jetë atraktiv dhe për tregun e huaj.”, tha Marina Tufekxhievska, pronare.
 
Organizatorët e panairit thonë se për vitet e ardheshme mendohet që të gjendet hapsira më të medha për të prezentuar sektorin e mobilierisë. Panairi i mobiljeve Shkup zgjat deri ditën e diel ne ora 20-00.
 
GAZMEND REXHEPI