Maqedoni

Ohër, mungesë e parkingjeve gjatë verës, nga sot shtrejntohet edhe çmimi i parkingut

01.04.2023 13:40

Mungesa e parkigjenve në qytetin turistik të Ohrit është një shqetësim i madh për qytetarët dhe turistët...

Mungesa e parkigjenve në qytetin turistik të Ohrit është një shqetësim i madh për qytetarët dhe turistët që vijnë për pushime, veçanërisht gjatë verës. Teksa sezoni veror pritet me padurim në këtë qytet, përballja me një problem të tillë e vështirëson punën. Gjatë dimrit në Ohër ka rreth 600 parkingje, ndërsa gjatë verës hapen rreth 900 parkingje, megjithatë për numrin e turistëve që vijnë, janë shumë pak. Nga ndërmarrja publike e parkingjeve në Ohër thonë se për të shmangur kaosin nëpër qytet dhe për tu mbuluar sezoni turistik veror, duhet të hapen të paktën edhe 500 vende parkingu të tjera. Sipas tyre ndërtimi i një garazhi me kate mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi. 
 
“Një garazhë me kate do të kishte zgjidhur këtë problem, megjithatë kjo vlen për kohën kur është kulmi i sezonës. Të gjithë e dini në Ohër gjatë verës nuk mund të gjesh vend parkim është një problem I madh sepse edhe ndërtesat që gravitojnë  në qytet të gjitha janë apartamente dhe të gjitha ata apartamente jepen gjatë sezonit veror dhe kanë nevojë për vend parkim. Si shtesë duhet të bëhet diçka tek tregu për pjesën e vjetër të qytetit të bëhet garazh në kate, nëse ai projekt ka suksese do të zgjidhen një numër i madh i problemeve.”, tha Teodor Andonoski, drejtor i NP “Biljanin Izvori”.
 
Gjatë sezonit dimëror në Ohër parkingjet janë më lirë, ndërsa gjatë sezonit turistik veror parkingjet shtrejntohen. Më parë e kanë konsideruar periudhën e pagesës së parkingjeve 9 muaj sezon dimëror dhe 3 muaj sezon veror, dhe parkingjet janë shtrejntuar vetëm ato 3 muaj verë. Ndërsa këtë vit çmimet do të shtrejntohen nga 1 Prilli, deri në 1 tetor, sepse kanë bërë ndryshim duke ndarë periudhën e pagesës në 6 muaj sezon dimëror dhe 6 muaj sezon veror. 
 
“Fillon nga 1 prilli deri më 1 tetor, kjo do të jetë pjesa e zgjatur e çmimores verore me çka nga 1 prilli I rrisim çmimet, ne zonën Premium do të paguani 100 denar në vend të 60 denar sa keni paguar deri tani, ndërsa në zonat A dhe B (me sms) do të jetë 40 denar. Këtu bëmë ndryshime për periudhën dimërore I cili në vend të 9 muaj tani do të zgjasë 6 muaj, megjithatë premium zonat I ulëm nga 60 në 30 denar që qytetarët në sezonin dimëror të parkohen me çmim më të ulët.”, tha Andonoski.
 
Nga ndërmarrja publike e parkingjeve thonë se në Ohër nuk ka parkingje pa pagesë për shkak se është vend turistik. Parkingjet janë falas vetëm gjatë 3 festave fetare ortodokse, ndërsa për festat e Bajramit parkingjet janë me pagesë si ditët tjera. Ka edhe parkingje humanitare, mjetet e të cilëve shkojnë për bamirësi. 
 
ILMIE ZHAKU