Maqedoni

BDI mblidhet në Reçicë, Osmani: Dikutohen çështjet e brendshme partiake

01.04.2023 14:07

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim është mbledhur në selin në Reçic të Vogël...

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim është mbledhur në selin në Reçic të Vogël për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit brenda partiake por edhe për zhvillmet politike në vend. Zëdhensi i BDI-së Bujar Osmani tha se BDI-ja nuk është e përçar as sot as kurrë. Sipas Osmanit në mbledhjen e sotme do të diskutohen për situatën brenda BDI-së. Ai hodhi posht se është shkarkuar nga Kryetari i këshillit mbikqyrës  Musa Xhaferi, por lenë të kuptohet se nësë një vendim i tillë është marrë, sot do të diskutohet me antarët e kryesisë.

“Jo sot jo as një herë. Do të diskutohen të gjitha aktualitet çështjet e brendëshme të partisë, të cilët mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar, dhe do kalon më së miri. Do të shqyrtohen te gjitha çështjet që do hapen nga ana e antarëve te kryesis. Jo sot ka mbledhje të kryesisë, dhe do shohem se cilët vendime dhe çfar rekomandime do të ketë prej Këshillit mbikëqyrës. Jo sot nësë duhet Këshilli mbikqytës do të raportin për çdo vendim që ka marr.”, tha Bujar Osmani, zëdhëns i BDI-së.
 
Nga Grupi i Zjarrit thanë se sot do të marrë fund ky epilog brenda partiak. Nënkryetari Izet Mexhiti, tha se shkarkim ka pasur brenda javës, dhe se BDI- ja duhet të demostron kapacitet demokratike.
 
“Në BDI duhet të demostrohen kapacitet demokratike. Dje nuk ka pasur ka pasur brenda javës. Edhe un besoj se po.”, tha Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së.
 
Ditë më parë, Kryetari i integristëve Ali Ahmeti, takoin degën e Sarjat ku sipas këtyre të fundit Ahemti i kishte njoftuar për vendimin e tij që si koordinator të kësaj pjese e kishte caktuar Rafiz Alitin. Por në atë mbledhje mungonte kryetari i Sarajt, që përkrah Grupin e Zjarrit. Sipas informatave që kemi Ali Ahmeti, nuk do të lëshojë pe në kërkesat e Grupit të Zjarrit për shkarkimin e Grubit nga detyra e zëvendëskryeministrit, ndërkohë që Grupi i Zjarrit i mbeten dy opsione – largimi i tërësishëm nga BDI dhe formimi i një subjekti të ri politik, ose shkarkimi i anëtarëve të Grupit të Zjarrit nga detyrat në parti. 
 
VISAR SADIKI