Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroat, Mickovski: Po, RMV vend i një populli dhe i pakicave

01.04.2023 14:29

Opozita më e madhe maqedonase pajtohet që ndryshimi i preambulës të vijojë sipas modelit të kushteutës së Kroacisë...

Opozita më e madhe maqedonase pajtohet që ndryshimi i preambulës të vijojë sipas modelit të kushteutës së Kroacisë dhe preambula të njeh  Maqedoniën e Veriut si shtet të një populli ndërsa etnitetet tjera të figurojnë si pakica që jetojnë brenda shtetit.

“Nuk e di a janë të sigurt se duan që preambula të ndryshohet sipas kushtetutës së Kroacisë. Unë jam i gatshëm nëse ajo është formula për sukses, që neser mund ta fillojmë procedurën, të jetë Maqedonia shtet i një populli dhe i pakicave në të. Por jo më vonë të pendohen. Nuk e di a e kanë lexuar, apo e thonë përmendësh por ne si VMRO-DPNE menjëherë pranojmë.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
ASH dhe Besa kërkojnë tërheqjen e s 20%-shit, LSDM: Eurointegrimi prioritet
 
Ndërkohë LSDM mbetet në qëndrimin që ndryshimet kushtetuese të bëhen për procesin integrues dhe mos të ngarkohet procedura me çështje të tjera  siç është kërkesa e ASH-së dhe Lëvizsje Besa, gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%.
 
“Nuk duhet të krijohet përshtypja në opinion gjithsesi edhe te ata që janë pjesëmarrës në këtë proces që kjo temë e rëndëishme të bëhet pjesë e shantazhit. Vlerësojmë se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që kjo është shancë historike duhet shfrytëzuar dhe të koncentrohemi në prioritetet  me të cilat do të arrijmë në anëtarësimin e plotë në BE.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
 
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kërkojnë që në këto momente kur duhet të hapet procedura për përfshirjen e bullgarëve në kushteututë, të ngritet edhe çështja e 20% dhe ky nocion të të zëvendësohet me emërtimin e gjuhën shqipe.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU