Maqedoni

Gjenden vajzat e zhdukura Anisa dhe Melisa

01.04.2023 14:53

Janë gjetur 12 vjeçarja Anisa dhe 15 vjeçarja Melisa e zhdukur dy ditë më parë....

Janë gjetur 12 vjeçarja Anisa dhe 15 vjeçarja Melisa e zhdukur dy ditë më parë.
 
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
 
“Sot në orën 13 në rrugën Xhon Kenedi pranë një objekti të shitjes në park, punonjësit e stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturat M. K (15vjet) dhe A.A (12 vjet) të cilat ishin raportuar se janë larguar me datë 30.03.2023 në orët e mbrëmjes. Pas dokumentimit të rastit të miturat do tu dorëzohen prindërve.”, thonë nga MPB.
 
Zhdukja e tyre ka shkaktuar shqetësim të madh në opinion, pasi familjet e dëshpëruara i kanë bërë thirrje qytetarëve që të përfshihen në aksionin për gjetjen e tyre.