Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Faktori ndërkombëtar ti bëj presion VMRO-së
01.04.2023 15:20
Procesi i Skriningut, duhet të përmbyllet në muajin nëntor..

Procesi i Skriningut, duhet të përmbyllet në muajin nëntor, ndërsa vendi ka edhe një obligim madhorë për ndryshimet Kushtetuese. Kjo po bëhet e vështirë pasi ndryshimet kushtetuese po kundërshtohen nga dy partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe E Majta.
Analisti politik Ismet Ramadani për RTVM2 thot se në këto momente edhe faktori ndërkombëtarë duhet të luan një rol kyç, duke i shpeshtuar takimet me udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së, për tju shpjeguar se alternativ tjetër për RMV-në nuk ka, përpos integrimit të sajë në familjen europian.
“Është një e vërtet e madhe se VMRO-DPMNE-ja po ngulë këmbë, dhe në një farë mënyrë po tregon një “kryneqësi infantine” në lidhje me Ndryshimet Kushtetuese. Në fakt më shumë është një interesim për të krijuar një lëvërdi të vete me qëllim që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, dhe të shfrytëzoj një përparësi që në moment e ka. Mendoj se faktori ndërkombëtarë edhe pak duhet ta rrisë nivelin e takimeve, të cilët qartë duhet ti bëjnë me dije VMRO-DPMNE-së se nuk ëstë fare e arsyeshme që ta frenojnë rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së.”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
Arsovski: Partitë të vendosin në cilën rrugë do të ecim
Edhe analisti politik Petar Arsovski, në një deklarat për TVM2 thot se në këtë drejtim partitë politike duhet qartë ta definojnë qëndrimin e tyre a duam të ecim në rrugën europiane, apo ti ndërpresim këto bisedime, dhe publikishtë të tregojnë se nuk jemi të gatshëm ta pranojmë si shtet kornizën e bisedimeve.
“Në thelb zgjedhja për Maqedoninë është shumë e thjeshtë, ose duhet ti sjellim ndryshimet kushtetuese, ose ti ndërpresim bisidimet për anëtarësim me BE, dhe ne opsion të tret nuk kemi. Pra duhet të gjitha partitë politike të vendosin se në cilën rrugë do të ec vendi. Faktori ndërkombëtarë do të bëjë shtypje që të ecin drejt BE-së, por nga ana tjetër kemi parti të cilat janë të izoluara, dhe prandaj edhe e kemi këtë dallim mes pozitës dhe opozitës. Ndryshimet Kushtetuese janë vetëm obligim që rrjedhin nga një marrëveshje të cilën ne veq më e kemi nënshkruar, dhe këtë korniz të bisedimeve tanimë e kemi pranuar.”, tha Petar Arsovski, analist politik.
Dy analistët janë të mendimit se edhe përkundër dallimeve mes dy blloqeve politike, vendi duhet të futet në procesin e ndryshimeve kushtetuese, dhe publikishtë qytetarët ta dinë se kush dëshiron ta izolojë vendin, e kush dëshiron ta shtyej përpara.
FITIM KRYEZIU
