Botë

SHBA, i verbri krijon vepra artistike me dru

11.02.2015 14:35

Clay Gurganus ka një talent impresionues, ai ka dhuntinë e punës me dru. Karakteristikë është fakti se ai është i verbër...

Gurganus është kryesues i sektorit për financa në Universitetin e Medicinës Veterinare, por ai gjithashtu udhëheq biznesin e tij të quajtur “Djaloshi i verbër drupunues”.
 
Para 30 viteve, ai kishte humbur shikimin e tij si shkak i sëmundjes së diabetit.
 
Qenin të cilin e mban me vete i ndihmon të lëviz nëpër rrugë, por jo edhe në punën e tij me dru. Në tre vitet e fundit ai e ka dekoruar shtëpinë e tij, duke krijuar vepra të ndryshme artistike nga druri. 
 
"Unë jam krejtësisht i verbër. Kur mjeku më tha se nuk mund të bëjmë asgjë, unë mbeta i shtangur. Më kujtohet frika në brendinë time, si dhe presioni të cilin e ndjeja kur fillova të punoj me copën e parë të drurit. Mendova nëse do të mund të prej një copë druri në këtë sharrë të fuqishme duke ruajtur gishtat, çka mund të bëj tjetër në jetë? Tani dalloj edhe mangësitë. Çdonjëri duhet të ballafaqohet me frikën e tij, sepse frika është ajo që na cungon. Duhet të mbani një qëndrim dhe të thoni mund ta bëj këtë, pasi që në të kundërtën nuk do të keni mundësinë ta bëni asnjëherë”- deklaroi Clay Gurganus.
 
Për orientim në gjatësi i ndihmon njësia matëse e lentës së audio-kasetës. Gurganus asnjëherë nuk do të ketë mundësinë të shohë punën e tij me dru, por ai thekson se ajo nuk është shumë me rëndësi, pasi që kjo punë ia ka ndryshuar jetën në tërësi.
 
Në punën me dru i ndihmon ndonjëherë edhe vajza e tij. Vlera e punës së tij e ka bërë që të jetë edhe kryetar i Klubit “Ames”për Vepra Arti me Dru.
 
LEUNORA KALIQI