Maqedoni
Rritja e pagave për funksionarët, Kordallov: Kjo rrit mosbesimin te qytetarët
01.04.2023 15:50
Rritja eventuale e pagave të zyrtarëve për 78% nga muaji i ardhëshëm, pas vendimit të gjykatës kushtetuese...

Rritja eventuale e pagave të zyrtarëve për 78% nga muaji i ardhëshëm, pas vendimit të gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e nenit për pagesën e pagave, do ta rrisë mosbesimin te institucionet, të cilat edhe ashtu e kanë besimin e ulët te qytetarët thotë komunikologu Kordallov. Sipas tij bartja e funksionit është më tepër obligim se sa privilegj, prandaj duhet mbajtur llogari për të mos humbur shpresën e qytetzarëve se mund të bëhet më mirë.
“Nëse nuk dëshirojmë të ngatrrohemi edhe në një temë e cila polarizonë, e cila ndanë, e cila i largon politikanët nga qytetarët, të cilët i votojnë në zgjedhje, atëherë patjetër duhet kuptuar se në një krizë të këtillë politikanët janë të fundit të cilët duhet të mendojnë për çfardo rritje të rrogave dhe çfardo kompenzimesh tjera. Në njpë situate siç është kjo krizë e cila lidhet me ekonomi dhe siguri, paraprakisht me koronë, ka numër të amdh qytetarësh të cilët kanë nevojë prioritare për rritjen e rrogave se sa funksionarët.”, tha komunikologu Bojan Kordallov.
Kordallov fton politikanët që të ulen bashkarisht për të gjetur zgjidhje rreth rritjes së pagave të bartësve të funksioneve.
“Na duhet vendim i përbashkët. Nëse nisim të ndahemi në disa që thonë se do ta respektojnë vendimin dhe të tjerët që do të jenë heronjtë e pare duke thonë se do ti jap donacion, mundet individualisht të kemi bërë diçka por jo edhe për shoqërinë, pasi përçarja dhe mosbesimi mbeten.”, tha Kordallov.
Qytetarët: Popullit i jep 2000 denarë për vete marrin 750 euro
Qytetarët shprehen të revoltuar nga një mundësi e tillë e rritjes së rrogave të bartësive të funksioneve.
“Janë për keqardhje, mos ndoshta duhen edhe më tepër, le të marrin sat ë duan, çfar pensioni kam unë, marr 14300, ilaçe, ushqim, fatura, çka tjetër.”, u shpreh një qytetar.
“Po bëjnë çfar po munden.”, tha një qytetar.
“Ta rrisin ndihmën social për qytetarët të cilët nuk kanë se çfar të hanë. Këtë në kuvend ne nuk mund ta zgjidhim ata e dine më mirë. Ne si qytetarë çfar mund të bëjmë asgjë.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk mundet popullit i jep 2000 denarë ndërsa për vete 750 euro. Nuk po mendojnë për popullin vetëm për xhepin e tyre.”, tha një qytetar.
Qeveria thot se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është përfundimtar dhe duhet të respektohet, por kjo nuk do të thotë që pagat me automatizëm do të rriten për 78%. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka vlerësuar se nuk është mirë që në kohë krize të rriten pagat e funksionarëve. Ndërsa për VMRO-DPMNE-në opozitare në këtë kohë kriuze gjëja e fundit që duhet bërë është të rriten pagat e zyrtarëve.
NAIM SINANI
