Maqedoni

BDI mblidhet në Reçicë, Bexheti: Do vazhdojmë të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së

01.04.2023 17:50

BDI në mbledhjen e sotme po diskuton për zhvillimet politike në vend por edhe për zhvillimet e fundit brenda partiake....

BDI në mbledhjen e sotme po diskuton për zhvillimet politike në vend por edhe për zhvillimet e fundit brenda partiake. Blerim Bexheti nga i ashtuquajturi Grupi i Zjarrit tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI- së.
 
“U shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale. Do të njoftoj nëpërmjet jush opinionin se ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona me bazat partiake me antarësinë dhe prej këtu ju bëjë thirrje gjithë antarësisë që të na mbështesin dhe të bashkëbisedojmë për dallimet që realisht po i imponon kjo qeveri që ka uzurpuar organet vendimarrëse. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si fraksionim brenda BDI-së dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet e caktuara nga sot e tutje.”, tha Blerim Bexheti.