Maqedoni
MPB: 152 shoferë të sanksionuar në Shkup
01.04.2023 18:16
Sektori i Punëve të Brendshme i Shkupit ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit....

Sektori i Punëve të Brendshme i Shkupit ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Pesë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalimin në dritë të kuqe, tre masa për foletë e pacertifikuara dhe dy sanksione për drejtuesit fillestarë.
“Janë absolutisht të papranueshme çfarëdo lloj arsyetimesh për mos përdorimin e rripit të sigurisë. E dini që disa nga qytetarët të cilët nuk e respektojnë këtë obligim thonë që i ka shtrënguar, i ka ngulfatur. Përfundimisht kjo është e papranueshme sepse të gjitha rripat e sigurisë rregullohet sipas vozitësit. Për këtë shkak apeloj edhe njëherë të përdorim rripat e sigurisë sepse në këtë mënyrë e rrisim para së gjithash sigurinë tonë personale në rast të ndonjë aksidenti eventual në komunikacion.”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
“Qëllimi i kësaj fushate është të rritet siguria në kounikacion dhe të tregohet vozitësve dhe udhëtarëve domosdoshëm të shfrytëzojnë rripat e sigurisë.”, tha kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugorë, Gordana Kozuvarovska.
