Maqedoni

BDI mblidhet në Reçicë, dikutohen çështjet e brendshme partiake

01.04.2023 18:23

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së BDI-së, por pa nje epilog përfundimtar për sa i përket situatës brenda partiake....

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së BDI-së, por pa nje epilog përfundimtar për sa i përket situatës brenda partiake. Vazhdon të jetë zjarri i ndezur mesë Grupit të Zjarrit dhe Ahmetisëve. Edhe sot, Grupi i zjarrit nuk është përjashtuar, por sipas kreut të BDI-së, fraksione brenda BDI-së janë kundër statusit të partisë, dhe se nuk lejon anarki në parti. Ahemti tha se ka 20 vite që luftojn për ta fundos BDI-në por tha se këto nuk janë bashkëpartiakët e tij.
 
“BDI është parti që respekton vlerat që respekton Demokracinë, që respekton mendimin kundër. Sa i takon çështjes se fraksionit un e kamë prpozuar në kuvend dhe kamë humbur me vota, dhe un pajtohem me atë që propozoj dhe humi në vota dhe nuk hidhrohem dhe nuk braktis institucionet, dhe frakcion në bazë të statusit të BDI dhe vendimeve të kongresit nuk lejohet në BDI. Janë marrveshje të fshta që bëhen dhe un si kryetar i partisë jamë i informuar mbi zhvillime mbi taktizime, strategji për ta varros BDI-në. 20 vite ka tendeca për ta varros BDI-në dhe këto janë përpjeket e fundit  dhe grahmat e fundit për të dëmtuar BDI-në, por këtu nuk ka të bëjë me bashkëpuntoret e mijë, e as me partaiket e mijë.”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahemti. 
 
Grupi i Zjarrit, thotë se do vazhdojnë të jenë frakcion brenda BDI-së dhe sipas tyre standartet janë të dyfishta. Bexhetit tha se shancet për tu përafruar me qëndrimet janë të kundërta. I pyetur së nësë Kryesia i shkarkon nga detyrat që bartin ai tha se është punë e tyre, Ndërsa janë kundër hapjes të partisë së re.
 
“U shterën të gjitha mundësit që ne të debatijm në mënyrë sinqert dhe për problemet reale. Dua të njoftoj opinonin se ne do vazhdojm me aktivitetet tona me bazat, partiake me antarësin dhe prej këtu ju bëjë thirrje gjithë antarësisë të na mbështesin. Ne do vazhdojm të funksinojmë së frakcion brenda BDI-së, dhe do kemi qëndrimet tona nga sot e tutje. Më akt se mendimi ndyrshe mendoj se nuk ka. Ne mund të flasim për vendimet tona e çka mund të bëjn ata është çështje e tyre. Jo frackinim do ketë. Sa e kumtova në emër gjithë kolegve se ne do funksionojmë si fraksionim brenda BDI-së.”, tha Blerim Bexheti Grupi i Zjarrit.
 
Mbetet të shihet se si do të vendos kryesia e partisë për Grupin e Zjarrit që e përbëjn nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, Sekretari organizativ Blerim Bexheti, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, Musa Xhaferi dhe anëtari i Kryesisë Qendore, Nevzat Bejta. 
 
VISAR SADIKI