Botë
FMN miratoi një paketë financiare prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën
01.04.2023 18:48
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një paketë financiare katërvjeçare për Ukrainën...

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një paketë financiare katërvjeçare për Ukrainën në shumën prej 15.6 miliardë dollarësh, si pjesë e një pakete mbështetjeje ndërkombëtare prej 115 miliardë dollarësh në vitin e dytë të pushtimit rus, njofton FMN.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti vendimin e FMN-së në Twitter.
“Është një ndihmë e madhe në luftën tonë kundër agresionit rus. Së bashku do të mbështesim ekonominë e Ukrainës. Do të fitojmë”, ka shkruar presidenti ukrainas Zelenski.
Paketa financiare prej 115 miliardë dollarësh përfshin një kredi nga FMN, 80 miliardë dollarë ndihmë dhe kredi nga vendet e tjera dhe falje borxhi deri në 20 miliardë dollarë.
