Maqedoni

PArashikimi i motit

02.04.2023 11:32

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell, ndërsa pasdite me reshje të kohëpaskohshme...

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell, ndërsa pasdite me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe shtrëngata të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 20°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me diell, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe shtrëngata të rralla. Temperaturat më e ulët do të jetë 6°C ndërsa ajo më e lartë 18°C.