Botë
Tornado në SHBA, rritet numri i viktimave
02.04.2023 11:54
Shkaku i një serie tornadosh që goditi qytete të shumta në pjesët jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Shkaku i një serie tornadosh që goditi qytete të shumta në pjesët jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kan mbetur të vdekur 26 përsona. Shum shtëpi u shkatrruan dhe mijëra njerëz mbetën pa kulm mbi kokë dhe energji elektrike, nga dëmet e shkaktuara në disa shtete.
Sipas mediumit amerikan Washington Post, më shumë se 60 tornado janë regjistruar në këto vende. Është raportuar edhe për viktima në njerëz në shtete si Arkansas, Tenësi, Illinoi, Indiana, Alabama dhe Misisipi. Një banore e këtij qyteti, Ashley Macmillan, tha se ajo, burri i saj dhe fëmijët e tyre u grumbulluan me qentë e tyre në një banjë të vogël gjatë stuhisë.
Guvernatorja e Arkansasit, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, duke aktivizuar gardën kombëtare për të ndihmuar në përpjekjet për rikuperim. Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën dhe se ai i kishte premtuar ndihmë federale.
Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA-së, PowerOutage.Tornadot vdekjeprurëse vijnë një javë pasi një tjetër tornado vrau 26 njerëz në Misisipi.
GYLTENE SINANI
