Sportet E Tjera
Austria fitoi të artën në kampionatin botëror në ski
11.02.2015 14:49
Kombëtarja e Austrisë është dëshmuar më e mirë në finale, e cila mposhti me rezultat 3:1 Kanadanë dhe është fitues i medaljes së artë ekipore në Kampionatin Botëror në ski...

Kombëtarja e Austrisë është dëshmuar më e mirë në finale, e cila mposhti me rezultat 3:1 Kanadanë dhe është fitues i medaljes së artë ekipore në Kampionatin Botëror në ski, që po zhvillohet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Skiatorja Erin Mielzynski e Kanadasë qe më e shpejt se Eva-Maria Brem e Austrisë, por pastaj ishin austriakët që zotëruan garën.
Kampioni i botës në fuqi, Marcel Hirscher, bëri paraqitje fortë të mirë dhe ishte më i shpejt se Phil Brown, kurse Michaela Kirschgasser triumfoi ndaj Candace Crawford dhe Christoph Noesig në ballafaqim me Phil Trevor.
Medaljen e bronztë e ka fituar Suedia, e cila ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës.
