Maqedoni
Dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin, “Llamba blu”: Shteti dhe shoqëria të bëjnë më shumë
02.04.2023 14:41
Shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë më shumë për personat me pengesa nga spektri i autizmit....

Shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë më shumë për personat me pengesa nga spektri i autizmit. Kështu theksojnë nga Shoqata për avancimin e kualitetit të jetës së personave me pengesa nga spektri i autizmit “Llamba blu”, me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 prilli.
“Shteti provon të kujdeset por patjetër të themi se po shkon me vështërsi pasi jetojmë në shtet ku ka shum probleme, por njerzit që merren me këtë profesion si për shembull unë dhe kolegët e mi, mendojmë se duhet të bëjmë maksimumin e mundur me qëllim që ti sjellim të gjitha risitë që të jemi në rrjedhë me ngjarjet që ndodhin në botë. Sipas ligjit të ri për shkollim të mesëm këta fëmijë do të gjinden nga shtatori në shkolla të rregullta. Ata në sistem patjetër të them se nuk janë pranaur, do të thot se janë pranuar në shkolla, arsimtarët mundohen ti pranojnë, poashtu edhe çerdhet tentojnë ti pranojnë, por kushtet në të cilat jetojmë për fat të keq nuk janë adekuate për këta persona.”, thonë nga Shoqata “Llamba blu”.
Me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin, 2 prillin, godina e qeverisë mbrëm shëndrriste me ngjyrë blu. Ndërsa Kryeministri Dimitar Kovaçevski nëpërmjet rrjeteve sociale thekson se Qeveria punon me përkushtim në ndryshimet sistematike për inkluzion social dhe pranim të dallimeve. Ndërsa për numrin dy të qeverisë Zëvendës kryemisnirin Artan Grubi, Dita botërore e autizmit është thirrje ndërgjegjësuese për trajtimin e barabartë të personave autik.
Dita botërore e autizmit synon të rrisë ndërgjgjësimin lidhur me çrregiullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullsisë në botë është autike.
GYLTENE SINANI
