Maqedoni

Kumanovë, fushatë informative për bujqit dhe blegtorët

02.04.2023 14:15

Agjencia për nxitje dhe zhvillimin e bujqësisë, Njësia rajonale në Kumanovë...

Agjencia për nxitje dhe zhvillimin e bujqësisë, Njësia rajonale në Kumanovë, ditëve të fundit po realizon një fushatë informative , me qëllim të informimimit të bujqëve e blektorëve me risite e fundit sa i përket kulturave të bujqësisë e blegtorisë rreth subvencionimit. Xhabir Ramadani nga kjo agjenci, për programin tonë thotë se po zhvillohen takime në të gjitha vendbanimet rurale, dhe se interesimi është i lartë nga ana e bujqëve dhe blegtorëve në këtë drejtim.
 
“Agjencioni jonë ka filluar me një kampanjë me qëllim informimin të gjitha ekonomitë bujqësore në RMV, unë tani po flas për rajonin e Kumanovës ku kemi bërë një plan program për ti informuar të gjitha fshatrat të gjitha vendbanimet rurale për informim të bujqëve rrethë subvencionimit apo pagesës direkte si dhe programën për zhvillim rural, të gjitha risitë që janë paraparë për vitin 2023 po ua shpalosim, pritjet janë të mëdha nga ana e tyre, interesimi është i lartë nga ana e bujqëve e me cka njoftohen pë të gjitha të dhënat dhe kërkesat për vitin 2023.”, theksoi, Ramadani.
 
Xhabir Ramadani, gjithashtu na njoftoi se shifrat në të holla sa i përket subvencionimit të bujqëve e blegtorëve janë evidente dhe sigurisht  më të larta nga ato të viteve paraprake.
 
“Disa nga masat kan hasur ndryshime, për shembull për kokë të lopëve mjelëse subvencionimi është rritur nga 2.850 denarë sa ka qenë tani është rritur në 4.000 denarë, për kultura drithërore gjithashtu është rritur pagesa direkte apo subvencionimi duke përfshi këtu edhe pemishtet, vreshtat, për atë qëllim ne në këtë fushatë do ti kalojmë të gjitha fshatrat, vendet rurale me qëllim informimin e tyre.”, theksoi, Ramadani.
 
Nga Agjencia për nxitje dhe zhvillim të bujqësisë  na njoftuan se me këtë lloj fushate do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
 
FATLUM AQIFI