Futboll
Sonte derbi shqiptar në 1/8, Shkupi-Juventus
11.02.2015 15:13
Sot në sallën e sportve “Enver Idrizi” në Çair luhet ndeshja e madhe ose El Clasico, Shkupi – Juventus, e vlefshme për të tetën e finales së kupës së Maqedonisë në futsall...

Ndeshja starton në orën 20:00 dhe interesimi është mjaft i madh lidhur me këtë takim, pasi mes vete përballen dy ekipe të njohura në futsallin vendor në vendin tonë.
Pritet që tribuna në sallë të jetë e tejmbushur me sportdashës të futbollit të vogël, të cilët presin të shohin një spektakël të vërtetë futbolli, ashtu sic dinë të luajnë lojtarët e të dyja ekipeve, të njohura për lojën e tyre në futsall.
Edhe trajnerët e dy ekipeve kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin për të nxjerrë rezultat të favorshëm, i cili do të hapte rrugën për në çerekefinale të kupës së Maqedonisë, që është objektiv i dy ekipeve nga Çairi.
Kujtojmë se, Shkupi është lider në ligën e dytë të futsallit në Maqedoni, ndërsa Juventus renditet në vendin e katër në ligën e parë.
