Maqedoni
Osmani për vizitë në Romë, debatohet për vizionet e reja të Ballkanit Perëndimor
03.04.2023 11:13
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, sot në Romë do të marrë pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor...

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, sot në Romë do të marrë pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, me ftesë të zëvendëspresidentit të Qeverisë dhe ministrit të punëve të jashtme dhe bashkëpunimit të Italisë, Antonio Tajani.
Osmani, siç njofton MPJ, do të ketë një prezantim në dy sesionet e takimit ministror kushtuar proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të mbajë fjalim në konferencën “Vizione të reja për Ballkanin Perëndimor, aderimi në BE dhe siguria rajonale, në bashkëorganizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare nga Roma dhe Observatorit Ballkanik nga Trento.
