Botë
Tornado në ShBA, 29 të vdekur nga stuhitë e fuqishme
03.04.2023 11:49
Të paktën 29 njerëz humbën jetën nga tornadot dhe stuhitë e forta që goditën disa shtete amerikane këtë fundjavë...

Të paktën 29 njerëz humbën jetën nga tornadot dhe stuhitë e forta që goditën disa shtete amerikane këtë fundjavë, sipas një raporti të ri nga autoritetet. Dy fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në Memfis, Tenesi. Në këtë shtet jugor, tornadot dhe stuhitë kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave.
Në Indiana, pesë njerëz u vranë nga një stuhi, tre në Sullivan dhe dy persona në Ouen, tha agjencia e menaxhimit të burimeve natyrore të shtetit.
“Disa prej viktimave janë regjistruar në Arkansas, Misisipi, Alabama, në jug të Amerikës, si dhe ato të Illinois, në pjesën veriore të vendit dhe Delauare në bregun lindor. Ne po bashkëpunojnë me shtetin e Indianës dhe shtetet e tjera të prekura, ndërsa ata vlerësojnë dëmin dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo kërkese shtesë për ndihmë federale.”, tha presidenti amerikan Joe Biden, duke shprehur mbështetjen e tij për familjet e viktimave.
