Çmimet “Laureus”, bëhen të njohura kandidaturat
Janë bërë sot të njohura të gjitha kandidaturat për çmimet “ Laureus” ku vlerësohet sportisit më i mirë, njeriu zbulim i vitit por edhe skuadra më e mirë...

Kështu që përsa i përket sportisit më të mirë në garë janë fituesi i topit të artë Cristiano Ronaldo, i cili me Realin e Madrdit triumfoi në kupën e kampionëve, numri 1 i botës në tenis srrbu Novak Djokovic i cili sapo triumfoi në “Australian Open”, golfisti i njohur Rory McIlroy, kampioni i botës në Formula 1 Lewis Hamilton, supertalenti i garave të Motot Gp Marc maqrquez si dhe atleti i hedhjes me shkop Renuard Lavilen, i cili në garat me salla të mbyllura arrit të thyente rekordin e Sergei Bubkës duke kërcyer 6 m e 16 cm.
Ky i fundit cilësohet edhe si favorit, duke parë që rekordi i Bubkës qëndronte i pathyer prej 22 vitesh. Ndërsa kujtojmë që vitin e kaluar sportisti më i mirë u shpall piloti gjerman, tashmë pjesë e Ferrarit Sebastian Vettel.
Por nuk do të përcaktohet vetëm sportisti më i mirë i vitit por edhe njeriu zbulim që më së shumti ka befasuar me performancën e tij, ku në garë janë James Rodrgiugez i cili dhuroi spektakël me Kolumbinë e tij në botëror, piloti i F1 Daniel Ricciardo, tensiti Marin Cili apo edhe ai që me golin e tij e dërgoi Gjermaninë në majën e botës Mario Goetze.
Ndërsa për skuadrën e vitit do të konkurojnë kampionët e basketbollit amerikan San Antonio Spurs, skuderia e Mercedesit e cila triumfoi në garat e Formula 1, kombëtarja gjermane e futbollit kampione e botës në fuqi, por edhe përfaqësuesja zvicerane në tenis triumfuese në kupën Davis. Përsa i përket sportistet më të mirë femër favorite absolute duket tenistja amerikane Serena Williams e cila në “Australian Open” arriti suksesin e 19-të në karrierë përsa i përket “Grand Slameve”. Ky eveniment madhor do të mbahet në Shangai më 15 prill.
