Botë

Sulmet me raketa në Donetsk, të paktën 6 të vrarë dhe 9 të plagosur

03.04.2023 14:45

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin Kostian-Tynivka...

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin Kostian-Tynivka, në rajonin lindor të Donetskut. Forcat ruse kanë gjuajtur raketa S-300 dhe uragane në zonë. Sulmi shkatërroi 17 ndërtesa të larta, 18 shtëpi dhe një spital. Një numër zonash të tjera në Donetsk janë sulmuar gjithashtu në 24 orët e fundit, duke përfshirë Avdiivka, e cila u godit nga tre raketa.
 
"Kishte dy sulme me raketa nga S-300 dhe katër breshëri nga Urahan MLRS. Vendi i ngjarjes është ende duke u ekzaminuar dhe hetimet janë duke u zhvilluar.", - theksoi shefi i administratës ushtarake, Oleksii Roslov.
 
"Është e tmerrshme të vrasësh civilë. Xhamat e dritareve, u thyen, gjithçka fluturoi jashtë.”, - u shpreh një banore e Kostiantynivka.
 
"Këtu është apartamenti im. Gjithçka është shkatërruar. Ne kemi paketuar tashmë gjithçka dhe jemi gati të largohemi.”, - tha një banore tjetër e Kostiantynivka.
 
"Te disa persona veç se konstatuam vdekjen. Të lënduarit nga bombardimet kanë plagë në ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme. Plagë nga prerjet e xhamave apo objekteve të tjera gjatë shpërthimit.”, - theksoi mjeku, Volodymyr Karelin.
 
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar për marrjen e qytetit të Bahkmudit. Betejat në këtë zonë konsiderohen si më të përgjakshmet. Rusia pretendon se e ka marr nën kontroll të plotë këtë qytet. 
 
“Juridikisht ne morëm Bakhmudin dhe komandantët e njësive që morën administratën dhe gjithë lagjen qendrore do t'i mbajnë dhe do t'i vendosin këta flamuj. Ky është një flamur i grupit “Wagner”, këta djem morën Bakhmudin. Ligjërisht, qyteti na përket neve, armiku mbeti në lagjen perëndimore.”, - deklaroi kreu i grupit “Wagner”,  Yevgeny Prigozhin. 
 
Nga ana tjetër, ushtria ukrainase thotë se forcat ruse janë “shumë larg” nga kapja e qytetit lindor të Bahkmudit dhe se beteja ishte rreth ndërtesës së administratës së qytetit, ku grupi mercenar “Wagner” pretendoi se kishte ngritur flamurin rus. Qyteti i Bakhmudit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU