Botë

Zhvillimet në veri të Kosovës, Stano: Palët të përmbahen nga vlerësimet

03.04.2023 17:07

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës nuk pritet të ndikojnë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit....

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës nuk pritet të ndikojnë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
 
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga vlerësimet të cilat mund ta prishin atmosferën në dialog dhe thotë se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit, të cilët do të takohen të martën në Bruksel. Kështu tha sot gjatë një konference për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen më 4 prill në Bruksel për të "diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", kanë thënë zyrtarët evropianë.