Maqedoni

Zgjedhjet në Bullgari, vështirë një qeveri e qëndrueshme politike në bullgari

03.04.2023 18:13

Pas zgjedhjeve të pesta parlamentare, është gjithnjë e më e sigurt se Bullgaria...

Pas zgjedhjeve të pesta parlamentare, është gjithnjë e më e sigurt se Bullgaria nuk do të formojë një qeveri të qëndrueshme, konsiderojnë analistët vendas. Profesori Ruzhin thotë se epilogu i votimit çon në zgjedhje të reja ose eventualisht në formimin e qeverisë së pakicës.
 
Ruzhin analizon se është e dëshirueshme të ketë një qeveri të qëndrueshme me të gjitha aktivitetet për të vazhduar dialogun dhe për të punuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, por kujton se rruga jonë evropiane nuk varet nga zhvillimet në Bullgari, sepse siç thotë ai, vendi ka një kornizë të rrumbullakosur kur bëhet fjalë për integrimin evropian dhe negociatat me Brukselin.
 
“Në dy vitet e fundit ka ndodhur shpesh që liderët tanë të kenë pasur takime me njerëz, të cilët ose janë përkohësisht në poste drejtuese ose së shpejti do të zëvendësohen ose do të shkojnë në zgjedhje, ndaj është shumë e rëndësishme që vendi dhe struktura jonë politike të ketë një fqinj, që ka një qeveri të qëndrueshme me të cilën do të mund të biem dakord edhe për çështje të tjera, jo vetëm për ato që kanë të bëjnë me integrimin evropian.”, - deklaroi ish-ambasadori, Nano Ruzhin. 
 
Edhe profesori Naumovski, gjithashtu beson se zgjedhjet nuk sjellin ndryshime, kurse Bullgaria vazhdon të ekzistojë në një gjendje në të cilën do të jetë shumë më e vështirë të formohet një qeveri politike stabile, pasi vendi ndoshta do të shkojë në zgjedhje të reja deri në fund të vitit. Ai beson se neve na shkon më mirë nëse fqinji ka një qeveri politike të qëndrueshme me të cilën mund të flasim hapur.
 
“Vazhdon përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. Secila parti politike do të përpiqet të ketë një qëndrim më të fortë në çështjet e jashtme politike, pra në çështjen ndaj nesh dhe në këtë mënyrë do të parandalohet përparimi në çështjet e jashtme dypalëshe. Është mirë të kemi një parti politike stabile që nuk do të abuzojë sërish me të drejtën e vetos, pra nuk do të vendosë interesat e saj kombëtare apo partiake përpara interesave të përbashkëta evropiane.”, - theksoi ish-ambasadori, Vasko Naumovski.
 
Edhe Naumovski edhe Ruzhin janë të mendimit se për marrëdhëniet me Sofjen, partia e Petkovit dhe e Borisovit kanë qëndrim më të moderuar dhe pro-evropiane dhe një koalicion i tillë do të ishte pak më i mirë për përparimin e zgjidhjes së çështjeve të hapura.
 
SEDAT SELIMI