Maqedoni

Bie çmimi i dizelit, rritet benzina

03.04.2023 18:35

Derivatet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë deri një denar për litër...

Derivatet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë deri një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës rritet për po aq. Kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për një denar, i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për gjysmë denari për litër, kështu që do të shiten për 72, përkatësisht për 71,5 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë, ndërkaq, i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për një, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98 për gjysmë denari për litër. Prej sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85 denarë për litër.
 
Me vendimin e KRRE-së për 0,652 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 39,391 denarë.