Reshjet, dëmtohet xhamia në Rrashtak
Banorët e lagjes së Rrashtakut në Butel të Shkupit, kanë pësuar dëme nga vërshimet e javës së fundit. Vërshimet kanë përmbytur tokat e tyre dhe uji u ka hyrë edhe në shtëpi...

Nga rrëshqitja e tokës dhe vërshimet ka pësuar edhe xhamia e fshatit, e cila edhe ashtu nuk i plotësonte kushtet për kryerjen e obligimeve fetare. Banorët kërkojnë ndërtimin e një xhamie të re.
Sot këtë xhami e vizituan përfaqësues nga BFI-ja, të cilët nga afër panë ujin dhe baltën që ka shkatërruar gjithçka.
“Kërkojmë, apelojnë deri tek biznesmenët, donatorët të cilët ekzistojnë këtu në vendin tonë, që të ndihmojnë për ndërtimin e këtij objekti, i cili ka qenë objekt prej vitit 1961. Sot për sot nuk i plotëson kushtet për kryerjen e obligimeve fetare, gjithashtu kërkojmë edhe prej Komunës së Gazi Babës të kryen procedurat e veta, që ta ndihmojmë këtë popullatë, që edhe këto ta kenë objektin e tyre për kryerjen e shërbimeve fetare”- deklaroi kryeimami i Myftinisë së Shkupit, Sabedin Amiti.
“Unë, si imam i kësaj xhamie, kam bërë një apel te të gjithë ata të cilët kanë mundësi që të bëjmë një xhami bashkërisht. Gjithashtu kërkojmë që edhe Komuna e Gazi Babës të japë merimetim me dokumentacionin që të kryhet sa më shpejt dhe të legalizohet kjo xhami dhe të bëhet për detyrat e qytetarëve të cilët banojnë në këtë lagje”- tha imami i xhamisë, Florim Ademi.
Banorët e kësaj lagje theksuan që kanë gati projektin për ndërtimin e një xhamie të re në këtë vend, por ata thanë që për këtë gjë duhet të jepet leje nga Komuna e Gazi Babës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
