Botë
Holandë, treni del nga shinat
04.04.2023 09:44
Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, për shkak se një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandë...

Një person ka mbetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat dhe u përplas me një makinë ndërtimi në linjën hekurudhore në jug të Holandës.
Personali i shpëtimit ka arritur të evakuoi pasagjerët. Ngjarja ka ndodhur në Voorschoten, një fshat midis Hagës dhe Amsterdamit. Rreth 60 persona ka qenë në tren, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit. Sipas mediave lokale, pajisjet e ndërtimit në hekurudhë mund të kenë qenë shkaku i aksidentit.
