Maqedoni
Spasovski për vizitë zyrtare në Slloveni, debatohet për aspektin e sigurisë në Ballkan
04.04.2023 10:17
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot kryeson një delegacion të MPB-së në një vizitë pune në Republikën e Sllovenisë...

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot kryeson një delegacion të MPB-së në një vizitë pune në Republikën e Sllovenisë, në Portorozh, në takimin e 11-të joformal të ministrave të punëve të brendshme.
Spasovski do të marrë pjesë në takimin e 11-të joformal të ministrave të punëve të brendshme në kuadër të procesit të BRDO-s, ndërsa në margjinat e konferencës do të zhvillojë një takim dypalësh me kolegun e tij slloven, Boshtjan Pokljukar. Po ashtu, në Lubjanë, ministri Spasovski, me ftesë të Institutit Ndërkombëtar IFIMES, do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Si ta bëjmë Ballkanin Perëndimor më të mirë dhe më të begatë për nga aspekti i sigurisë”.
