Maqedoni

Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, vijon superekspertiza për këtë rast

04.04.2023 10:39

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”...

Në Gjykatën Penale të Shkupit  do  të vazhdojë gjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit, ku  më 13 shkurt të vitit 2019-të, humbën jetën 16 persona, ndërkaq 37 të tjerë u lënduan. 

Avokatët e pjesëtarëve të kompanisë “Durmo Turs”, me superekspertizën pretendojnë t’ia hedhin fajin vetëm shoferit të autobusit, duke shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rregullt teknike të autobusit. Prokurori konteston përgatitjen profesionale të ekspertit, ndërkaq familjarët e viktimave, vlerësojnë se deklaratat e Zekirit nuk janë të qëndrueshme dhe se ka pasur ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, të cilët kanë qëndruar pranë tij.