Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, VMRO ende s’ka propozuar përfaqësues
04.04.2023 11:02
Ministria e Drejtësisë njofton se VMRO-DPMNE ende nuk ka propozuar një përfaqësues në grupin punues....

Ministria e Drejtësisë njofton se VMRO DPMNE ende nuk ka propozuar një përfaqësues në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor, madje nuk i është përgjigjur as ftesës që kryesuesi i grupit punues të jetë propozim i tyre.
Te Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje, as pozitive e as negative. Për këtë janë informuar të gjithë faktorët dhe organizatat ndërkombëtare. Grupi punues, i cili do të duhet të përgatit Kodin e ri Zgjedhor do të formohet në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ministria e Drejtësisë konsideron se në punën e grupit duhet të marrin pjesë edhe VMRO-DPMNE.
