Botë
Seanca e dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, fjalën e ka mbrojtja e të akuzuarve
04.04.2023 11:28
Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së....

Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë fjalës hyrëse, Keohe ka thënë që Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime lufte. Sipas tij, Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqësve të UÇK-së dhe e dinte se suksesi i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga ShBA-të, theksoi Keohe.
