Botë

Rama: Absurde mbajta në qeli e ish-krerëve të UÇK-së

04.04.2023 11:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se tashmë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për të ngritur një rezolutë të re në Këshillin e Evropës....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se tashmë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për të ngritur një rezolutë të re në Këshillin e Evropës, mbi atë të vitit 2011, të senatorit Dick Marty që kishte akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh në Shqipëri e Kosovë. 

“I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.
 
Kryeministri shqiptar thotë se nuk ka forcë që mund ta damkosë luftën çlirimtare në Kosovë. Rama i cili po qëndron për vizitë në Itali ka folur edhe për nisjen e gjykimit në Hagë. Ai e konsideron absurde mbajtjen në qeli të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër spastrimit etnik, ndërsa sot janë prapa hekurave pa asnjë akuzë.